Eko Higjiena

Kamenica përfundon me sukses dëgjimet publike për hartimin e buxhetit 2020-2022

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për hartimin e buxhetit 2020-2022, Komuna e Kamenicës ka mbajtur gjithsej 23 dëgjime publike me qytetarë në të gjitha lokalitetet. Për dallim nga viti i kaluar këtë vit dëgjimet publike janë bërë me monitorimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatën Netëork of Peace Movement.

Kryetari Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe drejtoritë e tjera komunale, kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë marrë kërkesat e qytetarëve në bazë të prioriteteve që ata i kanë listuar.

KDI-ja ka qenë monitoruese e 10 dëgjimeve publike në Karaçevë të Poshtme, Topanicë, Muqiverc,
Bashkësinë Lokale të Poliqkës, Lagjen Malësia, Busavatë, Berivojcë, Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe Bashkësinë Lokale të Strezovcit.

Eco Higjiena

Ndërkaq, NOPM-ja ka qenë monitoruese e 13 dëgjimeve me qytetarë në Roganë, Karaçevë të Epërme, Koretin, Petrit, Shipashnicë të Epërme, Shipashnicë të Poshtme, Komuniteti serb dhe rom, Hogosht, Kopërnicë, Hodonoc, Dajkoc, Lisockë dhe Desivojcë.

Secila drejtori, ka marrë kërkesat e qytetarëve varësisht nga cili sektor është kërkuar zgjidhja e një çështjeje./rajonipress/