ARKATANA

Kamenica përfituese e projektit të Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është përzgjedhur në mesin e katër komunave partnere të Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve në Evropën Juglindore”.

Ky njoftim është bërë një takimi të zhvilluar në Kamenicë në mes të Kryetarit të Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetarit Fatmir Matoshi me bashkëpunëtorët dhe përfaqësueses së Këshillit të Evropës Eglantina Gollaj, përgjegjëse e projektit për Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë takim zonja Gollaj ka prezentuar edhe ekspertët lokal të këtij projekti Ardian Zeqiri dhe Nehare Zeqiraj të cilët do ta mbështesin Komunën e Kamenicës në hartimin e projektit.

FIDANISHTJA

Ky projekt do të jetë i ndarë në tri faza kryesore, mbështetja e komunave përmes grandeve, ndarja e eksperiencave në mes 36 komunave përfituese nga shtatë shtete dhe mbështetja e pushtetit qendror ne fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave, ka thënë Eglantina Gollaj.

Sinani e ka falënderuar Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës si përfituese e këtij projekti dhe ka shfaqur gatishmërinë për të punuar ngushtë me këtë projekt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.