Uji Dea

Kamenica përfiton projekt nga MMPH

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me Drejtorin Faton Jakupi, Udhëheqësin e Personelit Faton Biqkaj dhe Asambleistin Zekirja Sermaxhaj, kanë pritur sot Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Ferid Agani me bashkëpunëtorët.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit përmes së cilës do të realizohet projekti i kanalizimit fekal në lagjen Malësia.

Nënkryetari i Kamenicës, Matoshi, tha se ministri Agani u kthye sot pas një viti prej takimit që kishin vitin e kaluar. “Ndër ministrat e rrallë që u kthye me premtimin e mbajtur që të na dalë në krah me realizimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kamenicës”.

“Konkretisht sot nënshkruam marrëveshjen për realizimin e bashkëpunimit dhe financimit të kanalizimit fekal në lagjen ‘Malësia e Re’, këtu në qytet, dhe të një pjese në fshatin Roganë dhe për këtë edhe në emër të kryetarit Sinani dhe në emër të qytetarëve, jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues ndaj ministrit për premtimin që mbajti dhe dorën që i zgjati qytetarëve të Kamenicës për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve”.

Matoshi mori konfirmimin nga ministri i Mjedisit se projekti për ndërtimin e Pendës së Kremenatës është tashmë në Strategjinë e Ujërave të Kosovës. “Gjithashtu udhëzimi administrativ i ministrisë lidhje me mbështetjen apo financimin e energjisë solare në Novosellë tashmë ka marrë rrugën e duhur falë mbështetjes së ministrit dhe ne si komunë kemi mundësi që përmes ligjit investitorin ta pajisim me leje ndërtimore dhe urbanistike ndërtimore”, tha ai.

Uji Dea

Kreu i MMPH-së falënderoi Komunën e Kamenicës për një bashkëpunim të mirë më Ministrinë. “Ky vit ka shkuar tejet serioz, konstruktiv dhe i suksesshëm. Sot e patëm kurorëzimin e njërës nga pikat e agjendës sonë të përbashkët që ka të bëjë me realizimin e këtij projekti në lagjen ‘Malësia e Re'”.

“Gjithashtu, patëm një dakordim për hapat e ardhshëm për realizimin e projekteve të tjera, siç është penda e Kremenatës dhe krijimi i rezervarit të akumulimit të ujit që ka rëndësi strategjike për vendin dhe mjedisin të shtetit tonë. Ky projekt mbi 30 milionësh është në listën e projekteve prioritare të shtetit të Kosovës për financim nga burime ndërkombëtare të financimit që jep shpresë që në vitet në vijim ta rrumbullakojmë edhe këtë projekt që mendojë që ka një peshë të veçantë”, theksoi Agani.

Në takim është biseduar dhe për punët që po bëhen në përpilimin e hartës zonale, në bazë të udhëzimit administrativ, që është miratuar në MMPH në fillim të këtij viti. “Puna në këtë dokument është në rendësi të veçantë për periudhën e ardhshme strategjike 8-vjeçare”. tha Ministri Agani.

Nënkryetari Matoshi dhe Ministri Agani vizituan lagjen ku do të implementohet ky projekt si dhe pjesën e mbetur pa rregulluar të përroit të Rubocit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.