UBT

Kamenica pajiset me ID kartela për vijueshmërinë në punë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është pajisur me ID kartelat që do tregojnë vijueshmërinë në punë të zyrtarëve komunal.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashin dhe me këtë rast janë dorëzuar edhe ID kartelat për nëpunësit zyrtar.

Kryetari Kastrati falënderoi drejtorin Gashi për ID kartelat, të cilat sipas tij do të përmirësojnë dukshëm shërbimet ndaj qytetarëve.

Uji Dea

Ndër të tjera Kastrati tha se me sistemin e vijueshmërisë, do ta kenë më të lehtë verifikimin e prezencës së personelit në punë.

Me këtë sistem do të verifikohen të gjitha vonesat dhe daljet nga orari i punës.
E drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi tha se janë më pak se pesë komuna që janë pajisur me këtë sistem, që do ta kontrollojë vijueshmërinë në punë.

Me këtë rast Gashi i sqaroi të parit të komunës dhe zyrtarëve të tjerë, për mënyrën se si do përdoren ID kartelat./rajonipress/