UBT

Kamenica nuk ka Noter, kërkojnë ndihmë nga Ministria e Drejtësisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Selver Lenjani kryetar i Bashkësisë Lokale nga Karaqeva e Poshtme i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkon ndihmë urgjente meqë Kamenica ka mbetur pa Noter.

“I nderuari ministër në emër të bashkësisë lokale kërkojë që të dilni në ndihmë banorëve sepse komuna e Kamenicës ka mbetur pa Noter për shkak se i ndjeri ka vdekur dhe qytetarët e komunës së Kamenicës për t`i kryer punët te noteri duhet të barten në Gjilan”.

Fundamenti

I nderuari ministër kërkojmë nga ju që në këto kushte e rrethana për banorët e Karaqevës të cilët jetojnë janë në varfëri të skajshme dhe për të marrë rrugën për tek noteri duhet të udhëtojnë Karaqevë – Gjilan dhe anasjelltas. Mbesim me shpresë se kjo kërkesë e jona do të merret në konsideratë dhe të caktoni një Noter për të ndihmuar qytetarët e Kamenicës” thuhet në kërkesën e Selver Lenjanit kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë e Poshtme./rajonipress/