ARKATANA

Kamenica nuk i harron krimet e luftës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani në këtë akademi ka përmendur listën e të vrarëve në atë ditë, dëmet e shkaktuara materiale, plaçkitjet nga forcat policore e paraushtarake serbe. Sinani ndër tjerash tha se u bëjmë me dije se ne do të vazhdojmë të kërkojmë akteret e këtyre vrasjeve, plaçkitjeve, dhunës, tek të gjithë organizmat vendor dhe ndërkombëtar, dosja dhe hetimet, materialet dhe faktet do tu drejtohen drejtësisë.

Me një akademi solemne e organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Begzad Sinani, u përkujtua 11 maji i vitit 1999. Ajo, ditë e kobshme, tragjike e historisë kësaj ane, ishte dita ku ushtria serbe, policia paramilitarët e mercenarët nga vendet sllave rrethuan popullatën duarthatë të fshatrave të komunës sonë. Një terror i pa parë, me vrasje dhunime, shkatërrime pronash, plaçkitje të ndryshme përndjekjet e qytetarëve nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke i rrethuar e kontrolluar fshatrat: Krilevë, Strezoc, Gragjenik, Leshtar, Rahovicë, Koretin, Topanicë, Hogosht, Kopernicë, Shipashnicë, Muçivërc, Karaçevë, Roganë, Hodonoc, Petrit, si dhe fshatrat tjera të Malësisë.

I vetmi faj i tyre ishte që ishin shqiptarë. Ajo ditë tregoi fuqinë e jonjerëzorës mbi i njerëzoren tek njeriu, duke i sulmuar të pafajshmit, ata më nuk ishin njerëz gjithçka tjetër po, pos njerëz jo. Por, shpresa e popullatës nuk ishte e humbur kurrë për një ditë të lirë që nuk do të ishte larg është thënë në këtë akademi raporton rajonipress.

Në ketë akademinë përkujtimore salla e Shtëpisë së Kulturës “ Isa Kastrati” ishte e mbushur plotë me qytetarë, të pranishëm ishin edhe pjesëtarët familjeve të dëshmorëve, martirëve, veteranët e luftës, këshilltar komunal, dhe struktura komunale përfaqësues të partive politike.

“Ky përvjetor na përkujton edhe një herë se sa e dhimbshme dhe njëkohësisht sa e rëndë dhe e vështirë ka qenë përpjekja dhe lufta e gjatë për liri e popullit të Kosovës. Vepra e madhe dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit është një udhërrëfyes për çdo veprim të institucioneve tona. Kujtimi për ta do të ketë kuptim vetëm nëse Shteti і Republikës së Kosovës, ëndrra dhe synimi i tyre kulmor do të zhvillohet e forcohet ashtu siç e kanë dëshiruar ata dhe siç e synojmë ne, vazhduesit e projektit për shtetin e ri, që synon edukimin, punësimin dhe zhvillimin duke ecur krah me botën e përparuar, tha kryetari Sinani në fjalën e tij.

Mobi Casa

Sinani përmendi listën e të vrarëve në atë ditë, dëmet e shkaktuara materiale, plaçkitjet nga forcat policore e paraushtarake serbe. Sinani ndër tjerash tha se u bëjmë me dije se ne do të vazhdojmë të kërkojmë akteret e këtyre vrasjeve, plaçkitjeve, dhunës, tek të gjithë organizmat vendor dhe ndërkombëtar, dosja dhe hetimet, materialet dhe faktet do tu drejtohen drejtësisë.

Më fjalë rasti u paraqit edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Venera Dërmaku – Rexha, aktivisti e poeti nga Gjilani, Sabit Rrustemi, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve u foli Selatin Ismajli.

Të gjitha diskutimet kishin perceptimet e tyre për at ditë tmerri dhe ankthi që e përjetoi popullata e komunës sonë.

Në pjesën kulturore artistike me pika u paraqiten : Minavere Syla, melodi instrumentale, Eriola Ismajli poezi, Dorlir Canaj, dhe një pikë me flaut e ekzekutuar nga Urata Ahmetaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.