Fundamenti

Kamenica nis hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, fokus në transport modern dhe qytet më të gjelbër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, duke mbajtur punëtorinë e parë për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU), një dokument strategjik që synon krijimin e një sistemi më efikas, më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës të lëvizshmërisë në komunë.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me UN-Habitat Kosovo dhe me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së transportit dhe planifikimit urban, si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të komunitetit.

Punëtorinë e hapi kryesuesi i Komisionit për hartimin e PMQU-së, Besim Morina, i cili prezantoi objektivat dhe rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e zhvillimit urban në Kamenicë. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfshirë edhe Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra.

Gjatë diskutimeve u prezantua pilot-projekti i transportit publik i financuar nga FES, ndërsa ekspertët e UN-Habitat paraqitën të dhënat fillestare mbi gjendjen aktuale të lëvizshmërisë në komunë. Po ashtu, përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë ndanë përvojat e tyre në hartimin dhe zbatimin e planeve të ngjashme.

UBT

Në pjesën praktike të punëtorisë, pjesëmarrësit identifikuan sfidat kryesore që lidhen me trafikun, transportin publik, sigurinë rrugore dhe lëvizjen aktive të qytetarëve, duke propozuar masa konkrete për përmirësimin e qasjes në transport dhe krijimin e një infrastrukture më moderne dhe më funksionale.

Zyrtarët komunalë theksuan se ky plan do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të transportit urban në Kamenicë, me synimin për të ndërtuar një qytet më të gjelbër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për nevojat e qytetarëve.

Hartimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin afatgjatë të Kamenicës, duke vendosur në qendër të politikave publike qytetarin, mjedisin dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.