Eko Higjiena

Kamenica në vlugun e korrje shirjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Komunën e Kamenicës, korrje-shirjet kanë filluar më 6 korrik derisa gjatë këtij viti priten të korren rreth 1800 ha me grurë dhe 70 ha me elb. Në fushatën e korrje shirjeve pritet të marrin pjesë rreth 32 kombajner ka thënë Nijazi Fera nga komisioni komunal për korrje shirje.

Sipas Ferës kushtet klimatike kanë ndikuar që për një periudhë një javore të ndërpriten korrjet. “Si komision komunal fillimisht kemi bërë pranimin teknik të autokombajnave, kombajnerët janë pajisur me leje të punës nga organi kompetent Komunalë. Me vazhdimin e fushatës së korrje – shirjeve ne si komision vazhdojmë ta përcjellim këtë proces shumë të rëndësishëm sidomos humbjeve të drithit , respektimin e rendit të korrjes si dhe ndërmarrjen e masave parandaluese kundër zjarrit” ka shtuar Fera.

FIDANISHTJA

Fera tha se gjatë vizitës në teren dhe informatave nga tereni shihet se rendimenti varësisht prej farmerit dhe kushteve tjera në fshatrat ku nuk i ka prekur breshëri sillet rreth 4000-5000 kg ha kurse në fshatrat e prekura nga breshri rendimenti sillej 3000-3500 kg /ha

“Shpresojmë se kjo fushatë do të rrjedhë pa ndonjë problem të theksuar. Ne si komision i korrje-shirjeve jemi duke u përpjekur që me përpikëri ta zbatojmë Rregulloren Komunale mbi korrje-shirjet” tha Fera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.