Eko Higjiena

Kamenica ndihmon bizneset individuale në vlerë të 64 mijë eurove, përfitues 129 biznese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e bizneseve individuale nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë.

Vlera e përgjithshme e subvencioneve është mbi 64 mijë euro, dhe përfitues janë 129 biznese.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se komuna është duke u angazhuar me mundësitë që ka që t’i dalë në ndihmë bizneseve.

United Hospital

“ Rreth 65 mijë euro kemi ndarë për subvencionimin e bizneseve individuale të komunës sonë. Marrë parasysh që situata me pandeminë i ka dëmtuar bizneset e vogla, ne po angazhohemi që me mundësitë që kemi të ofrojmë mbështetje për ta. Urime të gjithë përfituesve! ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.

Edhe, drejtoresha, Majlinda Krasniqi tha se është e lumtur që drejtoria qe ajo udhëheq po iu ndihmon sadopak bizneseve sidomos në kohën e pandemisë.
“Jam e lumtur që bizneset e Kamenicë po ndihmon sadopak, sidomos në këtë situatë të pandemisë. Komuna dhe DZHED do të vazhdojnë mbështetjen e bizneseve çdo herë që ata kanë nevojë. Ndonëse jemi komunë e vogël, e kapacitetet nuk janë të mjaftueshme, ne do të mundohemi t’i ndihmojë kurdoherë që i kemi mundësitë”, ka thënë Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.