Kamenica nderon dhe përkujton veprën e Ganimet Klaiqit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Në kujtim dhe nderim të gazetarit Ganimet Klaiqi, të premtën në Dardanë, u bë përurimi i numrit të 12-të të revistës letrare-kulturore “Nositi” e që i ishte kushtuar tërësisht Ganimet Klaiqit. Revista dhe përurimi janë organizuar nga Hysen Matoshi, kryeredaktori Nexhat Rexha dhe Sinan Sadiku.

Për ta nderuar Ganimetin dhe krijimtarinë e tij letrare, në sallën e Kuvendit Komunal të Dardanës kishin ardhur shumë miq, shokë e familjarë të Ganimetit, si dhe dashamirë të fjalës së shkruar, nga Prishtina, Gjilani, Besiana, Ferizaj, Medvegja etj.

Fjalë rasti dhe përshëndetëse mbajtën: Nexhat Rexha, Hysen Matoshi, Sejdi Gashi, Memli Krasniqi, Ferid Selimi, Sylejman Morina, etj.

Eco Higjiena

Të rinj e të reja nga Dardana recituan poezi të shkruara nga Ganimet Klaiqi, ndërkaq një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati.

Në emër të familjes organizatorët dhe të pranishmit i falënderoi bashkëshortja e Ganimetit, zonja Emine Klaiqi. Duke kujtuar Ganimetin dhe amanetet e tij për edukimin e fëmijëve, si dhe për vazhdimësinë e jetës me veprat e tij emocionoi të pranishmit, por, njëkohësisht, i bëri të gjithë të ndjehen krenarë me pasardhësit e tij, trasues të rrugës së babait.

Në shenjë falënderimi familjarët nderuan të pranishmit me një apero, me ç’rast vazhduan evokimet për gazetarin dhe krijuesin letrar Ganimet Klaiqi./xhevdet kallaba/rajonipress/