Uji Dea

Kamenica ndanë bursa për studentët e dalluar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Kamenicës përmes drejtorisë së arsimit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e dalluar në vlerë të 50 eurove tha Agim Shkodra drejtor i arsimit në këtë komunë.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë pritet të ndajë bursa për studentët e dalluar të cilët kryesisht studiojnë në universitetin publik. Agim Shkodra drejtor i arsimit tha se bursën mund ta përfitojnë studentët e viteve të dyta e tutje, raporton rajonipress.

Sipas tij shfrytëzues të bursës në lartësi prej 50 eurove mund të jenë vetëm studentët e rregullt, por jo edhe ata që janë të punësuar apo që kanë bursë edhe nga Universiteti ku studiojnë.

ARKATANA

Ndërkaq përfitues të bursës sipas kritereve që janë të parapara me konkurs mund të jenë dhe kanë përparësi në kushte të barabarta fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës dhe ata me gjendje të vështirë sociale.

Begzad Sinani kryetar i komunës tha për rajonipress se prioritet i tij mbetet stimulimi i studentëve të dalluar dhe mundësia që ata me këto pak mjete të kenë mundësi që të kryejnë studimet me rregull. “Unë jam ithtar i përkrahjes së studentëve të dalluar dhe kjo përkrahje ndaj tyre nuk do të mungojë asnjëherë nga ana e institucioneve komunale” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.