Eko Higjiena

Kamenica me shumë aktivitete shënon 6 vjetorin e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Shënimi i gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe në komunën e Kamenicës u shënua me një varg aktivitetesh të organizuara nga komuna. U fillua me homazhe në varrezat e dëshmorëve, ku kryetari Begzad Sinani me bashkëpunëtorë i bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh, njëherit u takua edhe me familjarët e dëshmorëve.

Po ashtu, kurora dhe homazhe u bënë para përmendores së heroit të popullit Metush Krasniqit, si dhe në varrezat e lapidarët e dëshmorëve në komunën tonë.

Programi u vazhdua me seancën solemne të Kuvendit komunal, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Bajram Dërmaku.

Dërmaku tha se sot, është një ditë madhështore, një ditë feste, ku të gjithë duhet ta festojmë në harmoni dhe tolerancë dhe në asnjë moment duke mos e harruar gjakun e dëshmorëve, sakrificat e veprimtarëve që falë tyre Kosova mund t’i gëzohet kësaj dite.

Mobi Casa

Ne sot i përkulemi edhe figurave kombëtare nga komuna e jonë si : Metush Krasniqi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Isa Kastrati, Besnik Maroca, Rahim Beqiri, Agush Isufi, Selver Kryeziu, Emin Kryeziu, Musli Ymeri, Ramadan Kastrati, Shemsi Isufi, Xhelal Sopi, Abdi Xhaqku, vëllezërit Krivaqa, Besnik Osmani, Rafet Isufi, Asllan Thaqi, si dhe të gjithë martirët e komunës sonë”.

Ndërsa, në fjalën e tij kryetari i komunës, Begzad Sinani tha se kur kthehemi mbrapa në kohë të gjithë e dimë se si kemi qenë peng të një diktature të pashoqe, dhe tërë ato vite mbeten si një dokumentar dhe histori e hidhur për ne.

“Prandaj, tash të bashkuar, duhet të përpiqemi për zhvillim të gjithanshëm të vendit tonë…. Duke mos harruar gjakun e dëshmorëve të rënë për liri, ndihmat e NATOS-s dhe SHBA-së, në luftën e drejt të popullit tonë. Ne e kemi vullnetin që të punojmë sa më shumë që Kosova të merr imazhin e një shteti funksionues dhe evropian” ka thënë Sinani.

Programi festues ka vazhduar me pjesën kulturore e sportive, si në turnirin e shahut, koncert me këngë e valle të ansamblit nga Shqipëria “Sadi Halili” dhe të shoqërisë kulturo artistike “Albana” nga Dardana ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.