GRANDEMALL

Kamenica me shporta ricikluese në qytet e fshatra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje me Luciano Guido nga ‘Solar Outdoor Media Kosovo’, për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike për vendosjen e shportave ricikluese në 100 lokacione, në qytet dhe fshatrat e Kamenicës.

Këto shporta recikluese do të funksionojnë me anë të energjisë solare, dhe do të ketë mundësi për mbushje të telefonave, do të jenë të pajisura me ëfi, hapësira për reklamë dhe ndarjen e materialeve të cilat do të dërgohen për reciklim.

FITORJA

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se shportat recikluese po vendosen për herë të parë në Kamenicë.
“Për herë të parë në Kamenicë, po sjellim shportat recikluese. Me z.Luciano Guido nga Solar Outdoor Media Kosovo, nënshkruam marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për vendosjen e shportave recikluese. Këto shporta do të vendosen në 100 lokacione në qytet dhe fshatra të komunës sonë, ndërkaq funksionimi i tyre do të bëhet me energji solare. Në të do të ketë mundësi për mbushje të telefonave, ëi-fi, hapësira për reklamë dhe ndarjen e materialeve të cilat do të dërgohen për reciklim. Falënderoj bashkëqytetarin tonë nga diaspora Kujtim Robellin, për angazhimin në këtë projekt tejet me rëndësi për komunën tonë”, tha Kastrati.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim ishin edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Diasporë dhe Zhvillim Ekonomik, Majlinda Krasniqi, Udhëheqësi i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, Hysen Jerliu dhe bashkëqytetari ynë nga Diaspora, Kujtim Robelli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.