Hidromorava

Kamenica me platformë digjitale për transparencën e vendimeve komunale

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kamenica ka nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme me organizatën AppDec, për zbatimin e platformës digjitale për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe transparencën e vendimeve komunale ka thënë Qëndron Kastrati.

Fidanishtja

Sipas Kastratit Platforma digjitale do t’u mundësojë:
– Banorëve të ndajnë ide, diskutojnë e votojnë planet që do të përmirësojnë jetën në lagje dhe qytet;
– Punonjësve komunal të bashkohen në diskutime, të paraqesin mendime dhe të bashkëpunojnë në mënyrë produktive me qytetarët;
– Institucioneve komunale të shqyrtojnë kërkesat e banorëve, të japin përgjigje gjithëpërfshirëse dhe të angazhojnë banorët në procesin e hartimit të politikave dhe ekzekutimit../rajonipress/