Fundamenti

Kamenica me investimet e Bashkimit Evropian bëhet edhe më e bukur

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj për investimin jo vetëm të këtij projekti, por edhe të projekteve të tjera që kanë kryer në komunën e Kamenicës nga ana e Bashkimit Evropian. Ai tha se këtë projekt që e kemi propozuar para dy viteve, besoj se ishte i arsyeshëm. Realizimi i këtij projekti e ka zbukuruar Kamenicën, jo vetëm nga pamja, por edhe nga dobia për shfrytëzim nga qytetarët tanë, si nga pleqtë, fëmijët dhe të rinjtë, obligimi i jonë mbetet që të kujdesemi për mirëmbajtjen e ambientit, ulëseve të ndriçimit, lojërave etj.

Në komunën e Kamenicës, të martën është bërë inaugurimi i projektit “Ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë përgjatë shtratit të lumit“ Kriva Reka”, raporton rajonipress.

Në këtë inaugurim të pranishëm ishin edhe Christof Stock, udhëheqës i operativës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Jorge Baca, Shef i Misionit të i IOM-it, në Kosovë, Shaip Surdulli, Kryetar i komunës së Kamenicës, përfaqësues të tjerë nga institucionet tjera komunale, si dhe qytetarë të komunës së Kamenicës.

Christof Stock, udhëheqës i operativës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se nuk është hera e parë që po inaugurojmë projekte të rehabilitimit këtu në komunën e Kamenicës. Ju kujtohet që kemi pasur edhe vitin e kaluar përurimin e shtratit të përroit të Rubocit, këto dy projekte tregojnë se si ne mund të kontribuojmë në ngritjen e bukurisë së qytetit tuaj dhe rrethinës.“Projekti “Kosova e bukur” nuk është projekti që zbukuron vetëm komunat në Kosovë, por është edhe skemë e punësimit, ku në kuadër të këtij projekti janë punësuar shumë banorë të komunës tuaj” ka thënë Stock

Kurse, Jorge Baca, Shef i Misionit të IOM-it, në Kosovë u shpreh se Kamenica dita ditës po bëhet një komunë e bukur, sepse ky është një projekt i madh me kontributin e BE-së, derisa shuma e përgjithshme e projektit është 196 mijë e 898 euro, por edhe me kontributin e komunës në 10 % prej shumës së përgjithshme. Ky projekt nuk është bërë vetëm me parat e tatimpaguesve të Evropës, por edhe me parat e tatimpaguesve të Kosovës “.

“Gjatë këtij projekti janë krijuar 95 vende të reja të punës afatshkurtër, 89 persona janë punësuar nga numri i gjithëmbarshëm nga enti për punësim, 40 të rinj kanë qenë të punësuar në këtë projekt dhe kjo është tejet e rëndësishme, 24 kanë qenë nga grupet e minoriteteve, 7 kanë qenë femra dhe 2 nga personat me aftësi të kufizuara. Projekti është 2.2 km i gjatë por në dy anët që bëjnë 4.4 km i gjatë “ ka thënë Baca.

Eco Higjiena

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj për investimin jo vetëm të këtij projekti, por edhe të projekteve të tjera që kanë kryer në komunën e Kamenicës.

Ai tha se këtë projekt që e kemi propozuar para dy viteve, besoj se ishte i arsyeshëm. Realizimi i këtij projekti e ka zbukuruar Kamenicën, jo vetëm nga pamja, por edhe nga dobia për shfrytëzim nga qytetarët tanë, si nga pleqtë, fëmijët dhe të rinjtë, obligimi i jonë mbetet që të kujdesemi për mirëmbajtjen e ambientit, ulëseve të ndriçimit, lojërave etj.

Ky projekti është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim ( IOM)

Në fund u bë zbulimi i pllakës dhe prerja e shiritit nga Christof Stock, udhëheqës i operativës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Jorge Baca, Shef i Misionit të i IOM-it, në Kosovë dhe Shaip Surdulli, Kryetar i komunës së Kamenicës.

Po ashtu është bërë edhe një shëtitore përgjatë lumit “ Kriva Reka”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.