Uji Dea

Kamenica me buxhet të varfërisë, shumë projekte mbesin pezull

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Këshilltarët e opozitës e quajtën këtë projekt buxhet të varfërisë, zhgënjyes, i cili nuk ndikon në zhvillim e komunës. Grupi i AKR-së kërkoi dhe propozoi që të bëhen zvogëlime të shpenzimeve për disa projekte e mjetet e kursyera të shkojnë në investime kapitale.

Kuvendi komunal në seancën e sotme aprovoi, projekt propozimin për buxhetin komunal për vitin 2015 me 17 vota për katër kundër dhe katër abstenime.

Buxheti komunal i vitit 2015 i paraparë 7.731.551.00, shfaqi shqetësim për këshilltarët, kryesuesin e Kuvendit Bajram Dermaku dhe Kryetarin e Komunës Begzad Sinani, me zvogëlimin e mjeteve të parapara për investime kapitale në vlerë prej 547.336.00 euro.

Kjo shumë e mjeteve do të ketë pasoja në komunën tonë që shumë projekte të parapara do të mbesin pa u realizuar, si: Shkolla në fshatin Berivojcë, zgjerimi i urës në fshatin Topanicë, shkolla në fshatin Busavatë etj.

Buxheti për vitin 2015 karakterizohet me rritje të vlerës buxhetore në kategorinë e pagave dhe mëditjeve për 20.61% krahasuar me vitin 2014, zvogëlim ka edhe në kategorinë për mallra dhe shërbime për 23%, në kategorinë e subvencioneve, 33%,si dhe për shpenzime kapitale 40.04% krahasuar me vitin 2014.

Këshilltarët e opozitës e quajtën këtë projekt buxhet të varfërisë, zhgënjyes, i cili nuk ndikon në zhvillim e komunës. Grupi i AKR-së kërkoi dhe propozoi që të bëhen zvogëlime të shpenzimeve për disa projekte e mjetet e kursyera të shkojnë në investime kapitale.

Kryetari i komunës, i njoftoi kuvendarët për masat që i ka marr për zvogëlimin e shpenzimeve të buxhetit komunal si në: telefoni, derivate dhe dreka zyrtare, që krahasuar me një vit më parë ka rënie të dukshme.

Uji Dea

Lidhur me zvogëlimin e tillë të buxhetit kryetari e shpjegoi me kriterin e numrit të banorëve të komunës, pasi komuna jonë konsiderohet se ka 35.000(tredhjet e pesëmijë) si rezultat , i shpërnguljeve së banorëve nga komuna jonë në komuna tjera, si dhe numri i madh i qytetarëve nga komuna jonë në boten perëndimore.

Edhe për pikat tjera pati debate të shumta, por ishin konstruktive për të cilat edhe kryetari i komunës i lavdëroi delegatet për kontributin që po e japin me diskutime e ide konstruktive.

Kuvendi miratoi edhe propozim planin e kuvendit për vitin 2015, dy propozim vendime për lejimin e dhënies në shfrytëzim të afatshkurtër me qira të pronës së paluajtshëm, duke pasur parasysh interesin publik komunal.

Këshilltarët ia vazhduan afatin rregullores së tatimit në pronë. Kurse si pika të veçanta ishin edhe tri informata ajo e Drejtorisë së Arsimit, për fillimin e vitit shkollor, informatë për OJQ-t, përfituese nga buxheti komunal, si edhe informatë për aktivitetet e grupit të grave të Kamenicës.

Për këto informata pati edhe diskutime me vërejte e kritika nga opozita në secilën nga këto informata.

Të gjitha pikat e parapara të seancës sotme janë miratuar nga këshilltarët e Kuvendit. Që nga seanca sotme, Kuvendi komunal, do të ketë një pikë standarde me çështje të ngritura nga këshilltarët komunal drejtuar ekzekutivit./rajonipress/