Kamenica kujton heronjtë e Betejës së Marecit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Qëndron Kastrati së bashku me ish komandantin Ahmet Isufi kujtojnë heronjtë e Betejës së Marecit.

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, në 21 vjetorin e Betejës së Marecit kanë kujtuar të rënët në këtë betejë, duke bërë homazhe tek përmendorja e tyre.

Mobi Casa

Kastrati ka thënë se për shkak të situatës së krijuar nga panedemia COVID-19 nuk kanë mundur t’i nderojnë këta heronjë siç e meritojnë.
“Pandemia na e pamundësoi t’i nderojmë ashtu siç e meritojnë, por sot bashkë me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kujtuam sakrificën e pishtarëve të lirisë, në 21 vjetorin e Betejës së Marecit. Lavdi”, ka thënë ai.

21 vite më parë ranë në altarin e lirisë dëshmorët e atdheut: Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati./rajonipress/