ARKATANA

Kamenica koordinon aktivitetet me projektin e Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Koordinatorja e projekteve të Këshillit të Evropës, “Nxitja e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave në Evropën Juglindore” për Shqipëri dhe Kosovë Eglantina Gollaj e vizitoi sot Komunën e Kamenicës dhe u takua me grupin punues të projektit në Kamenicë.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi edhe njëherë ka falënderuar Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës për të qenë njëra nga katër komunat partnere në Kosovë. Nënkryetari Matoshi e njoftoi zonjën Gollaj me përgatitjet që janë bërë për të filluar aktivitetet e këtij projekti i cili do të udhëhiqet nga Komuna e Kamenicës dhe koordinator do të jetë Shefi i personelit Faton Biqkaj në bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare.

United Hospital

Eglantina Gollaj u shpreh e lumtur që ndodhet në Kamenicë dhe me grupin drejtues të projektit ka diskutuar rreth udhëzuesit për zbatimin e projektit duke kërkuar përkushtimin maksimal të Komunës dhe shoqërisë civile gjatë implementimit të projektit.

Aktivitetet konkrete të këtij projekti fillojnë në fund të këtij muaji dhe do të zgjasin deri në fund të vitit 2015. Ndër të tjera parashihet botimi i buletinit të komunës, punëtori për komitetin për komunitete, aktivitete garuese me nxënës të shkollave fillore e të mesme, panair i ushqimeve tradicionale dhe aktivitete të tjera që promovojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave në veçanti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.