UBT

Kamenica kërkon kompensimin e dëmeve të luftës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Enver Ajvazi drejtor në administratën e përgjithshme në Kamenicë thotë për rajonipress se dëmet e luftës jo vetëm që duhet të evidentohen në letër, por ato duhet të iniciohen edhe përmes procedurave në nivel më të lartë të gjykatave për kompensimin e dëmeve të luftës nga agresori serb. Ajvazi tha se rreth 27 milion marka gjermane llogaritet dëmi që kanë shkaktuar forcat serbe gjatë luftës në Kamenicë.

Sipas Ajvazit në komunën e Kamenicës janë shkaktuar mjaft dëme të mëdha të cilat disa prej tyre është arritur që të evidentohen nga komisioni , por jo të gjitha nga fakti se disa gjurmë janë zhdukur e disa qytetar nuk kanë ofruar të dhëna në kohen e evidentimit nga komisioni. Vlera e dëmeve që kjo komunë ka evidentuar arrin mbi 27 milion marka gjermane.

Ajvazi thotë se realisht dëmet janë shumë më të mëdha sesa ato që tani janë të njohura. Sipas Ajvazit në Kamenicë gjatë luftës janë djegur mbi 175 shtëpi , mbi 17 lokale afariste dhe rreth 90 automjete të djegura. Vlera e tyre llogaritet rreth 27. 426.364 DM ( atë kohe llogaritja në marka gjermane)

UBT

Ajvazi tha se fatkeqësisht këto konstatime e vlerësime të dëmeve që ka shkaktuar Serbia në Kamenicë kanë mbetur vetëm në letër dhe nuk janë dërguar në instancat tjera qoftë gjyqësore apo edhe në gjykatat ndërkombëtare. “Serbia duhet të japi llogari edhe për këtë fushë të krimit sepse shumë familje kanë mbetur pa më të dashurit e tyre dhe shumë qytetarëve u është plaçkitur pasuria personale. Nga ky fakt Serbia para botës duhet të tregohet se pos që ka qenë vrasëse ajo ka qenë edhe plaçkitëse” tha Ajvazi.

Ajvazi mendon se të gjitha Komuna e Kosovës duhet të bëjnë një padi të përbashkët për ta zyrtarizuar në Gjykatën e Strasburgut. “Gjykatat ndërkombëtare që kanë renome dhe autoritet duhet të dinë për këtë zullum të Serbisë në Kosovë” tha Ajvazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.