FITORJA

Kamenica ka shënuar progres sa i përket qasjes në dokumentet publike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mos informimi i qytetarëve për ekzistimin e Ligjit për Qasje në dokumente Publike tregon se vetëm 33.33 % e respondentëve nga Kamenica janë përgjigjur se dinë për ekzistimin e Ligjit për Qasje në Dokumente publike, në sondazhin e realizuar nga Lëvizja FOL.

Lëvizja FOL publikoj sot raportin “Testi i Përgjegjshmërisë” për komunën e Kamenicës. Ky raport është produkt i fushatës dhe sondazhit të cilin Lëvizja FOL e ka realizuar gjatë muajit shtator në komunat e Kosovës.

Numri i vogël i kërkesave nga ana e qytetarëve për qasje në autoritetet lokale dhe ose qendrore. Sipas të gjeturave të raportit rezulton se niveli i interesimit të qytetarëve për të bërë kërkesa për qasje në dokumente publike është shumë i ulët. Vetëm 22.2% e tyre kanë deklaruar se kanë bërë kërkesa të tilla drejtuar institucioneve, kundrejt 77.3% e tyre që nuk kanë bërë asnjëherë kërkesa të tilla.

Shumica e këtyre kërkesave janë bërë në nivelin komunal: 98.3% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë bërë kërkesa në komunat e tyre dhe vetëm 1.6% prej tyre kanë bërë kërkesë në nivelin qendror.

Ndonëse shihen përparime sa i përket Qasjes në Dokumente Publike në komunën e Kamenicës, edhe këtu, ende vërehen ende disa dobësi. Ndër problemet që mund të veçohen në këtë komunë janë: Mos respektimi i afatit ligjor për kthimin e përgjigjeve. Mos informimi i qytetarëve për të drejtën e tyre për qasje në dokumentet publike të komunës.

Mos informimi i qytetarëve për ekzistimin e Ligjit për Qasje në dokumente Publike tregon se vetëm 33.33 % e respondentëve nga Kamenica janë përgjigjur se dinë për ekzistimin e Ligjit për Qasje në Dokumente publike, në sondazhin e realizuar nga Lëvizja FOL.

Ndërkaq më shumë se gjysma tjetër është deklaruar e painformuar. Problemi më i madh është paraqitur në mungesën e gatishmërisë dhe vullnetit të qytetarëve për të parashtruar kërkesa për qasje në dokumente publike.

Fundamenti

Sipas sondazhit të FOL, 82.05 % e respondentëve janë përgjigjur se asnjëherë s’kanë parashtruar ndonjë kërkesë në autoritetet publike, qofshin ato lokale apo qendrore, ndërkaq 17.95 % prej tyre kanë pohuar se e kanë bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë që zyrtarët përgjegjës komunalë kanë kthyer përgjigje pozitive në 100.00 % prej tyre, mirëpo përgjigjet nuk kanë qenë të kënaqshme për qytetarët edhe pse në të gjitha kërkesat e bëra janë kthyer përgjigjeje.

Bazuar në udhëzimin administrativ nr. 03/2011, të gjitha institucionet publike janë të obliguara t’i bëjnë publike biografitë e udhëheqësve të lartë të institucionit publik, emrin, numrin e telefonit zyrtar dhe adresën e e-mail-it të drejtueseve të njësive brenda institucioneve, si dhe linkun për kërkesa për qasje në dokumente publike.

Megjithëse Komuna e Kamenicës i ka bërë publike email-at e zyrtarëve të lartë të kësaj komune, nuk ka të vendosur në ballinë logon që informon qytetarët për qasje në dokumente publike. Kjo komunë në listën e materialeve të tjera komunale ka vendosur edhe linkun transparenca komunale, ku informohen qytetarët se çka kanë të drejtë të kërkojnë, mirëpo nuk ka një kontakt person se cilit t’i drejtohen apo qoftë edhe një email adresë, ashtu siç e parasheh ligji. Përkundër mos respektimit të afatit ligjor për kthimin e përgjigjeve, ato ishin më të plota dhe më të strukturuara .

Komuna e Kamenicës përkundër vonesës në kthimin e përgjigjeve në kërkesat e bëra nga qytetarët e kësaj komune gjatë fushatës “Testi i përgjegjshmërisë”, përgjigjet që ka ofruar kanë qenë më të plota dhe të strukturuara mirë në një formular që përdor kjo komunë për kthimin e përgjigjeve për qasje në dokumente publike.

Mosrespektimi i afatit ligjor për kthimin e përgjigjeve nga ana e zyrtarëve përgjegjës ka bërë kjo komunë të kthej përgjigje pas 12 ditësh njofton bashkëpunëtori jonë Rexhep Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.