Eko Higjiena

Kamenica ka bashkëpunim të mirë me komunat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtori i drejtorisë së Administratë së Përgjithshme, Enver Ajvazi, të enjten ka pritur përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me njoftimin e bashkëpunimit ndërkomunal në Kosovë.

Nikola Arsic, përfaqësues në MALP, në pika të shkurtra ka paraqitur fushat e fokusimit të bashkëpunimit ndërkomunal në Kosovë. “Bashkëpunimi ndërkomunal nënkupton marrëveshjen në mes të dy apo më shumë komunave. Fushat e fokusimit dhe të bashkëpunimit në mes të komunave kryesisht janë: Fusha e veprimtarisë publike komunale dhe fusha e zhvillimit ekonomik lokal” ka thënë Arsic.

Ai tha se qëllimi kryesor i themelimit të këtyre Agjensioneve Zhvillimore Rajonale është përmirësimi i kualiteti të jetesës së qytetarëve, ofrimi i një ambienti më të përshtatshëm ekonomik për zhvillimin e biznesit, rritja e ndikimit të masave të zhvillimit ekonomik duke aplikuar qasjet e planifikimit inovativ etj.

Ndërsa, Rexhep Kelani, përfaqësues nga MAPL, thotë se duhet të jetë e qartë se bashkëpunimet ndërkomunale duhet të koordinohen dhe të monitorohen përmes Ministrisë së Pushteti Lokal, ngase financohet nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të ministrive të linjave përkatëse.

Hidromorava

Drejtori i drejtorisë së Administratë së Përgjithshme, Enver Ajvazi, falënderoj përfaqësuesit e ministrisë për vizitën e bërë komunës së Kamenicës.

“Ne si komunë natyrisht se kemi nevojë për bashkëpunim ndërkomunal dhe mendoj se është një fushë shumë me rëndësi për komunën, për arsye se përmes bashkëpunimit mund të vije deri tek ndonjë investim ose realizim i ndonjë projekti, apo ndonjë qëllimi që është interes i përbashkët i komunave” ka thënë Ajvazi.

Ai tha se krijimi i lidhjeve ka filluar qysh herët, ka shtatë vite që kemi filluar iniciativën me një komunë në Bënde të Gjermanisë, pastaj kemi filluar disa iniciativa me disa komunave në shtetin e Turqisë, ndërsa, memorandum bashkëpunimi të nënshkruar kemi me komunën e Ranillugut dhe të Novo Bërdës, po ashtu vizita të ndërsjella kemi me komunën e Bujanocit dhe atë të Medvegjës ka thënë Ajvazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.