United Hospital

Kamenica ka avancuar rreth planifikimit të buxhetimit gjinor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, nga Gjilani, si dhe shoqata e femrave ”Legjenda“ nga Vitia, dhe Nazlije Bala-trajnere ishin në vizitë në Kamenicë, me qëllim të informimit dhe shkëmbit përvojave të arritura në Komunën e Kamenicës, lidhur me Planifikimin e Buxhetimit Gjinor.

Kamenica, ishte përzgjedhur për vizitë, si komuna që ka avancuar në këtë aspekt në krahasim me komunat Gjilan dhe Viti.

Në mesin e pjesëmarrësve kishte asambleiste, anëtare të grupit të grave, zyrtare për barazi gjinore.

Takimin e hapi, Nazife Jonuzi, drejtoresha e Qëndresë për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve ”Liria”, e cila ndër tjerash tha se pabarazitë brenda një shoqërie mund të rritën ose të zvogëlohen, varësisht prej mënyrës se si ndahen shpenzimet publike.

FIDANISHTJA

Ajo po ashtu kërkoi që të bëhet edhe përmirësimi i barazisë gjinore në fazën e planifikimit, programit dhe realizimit të buxheteve qeveritare.

Ndërsa, nga Komuna e Kamenicës ishin prezent, drejtoresha e Drejtorisë Financave dhe Buxhetit, Shejnaze Masurica, drejtoresha e Drejtorisë e Zhvillimit ekonomik dhe Diasporës, Ferdane Rrudhani, nënkryetarja e grupit të grave të Kamenicës, Ibadete Ahmeti, zyrtarja për barazi gjinore Teuta Kastrati dhe zyrtari kryesor për financiar i komunës, Naser Hashani.

Vizita ishte në kuadër të projektit “Ngritja e pozitës së Gruas në Proceset e Paqe-Bërjes dhe Buxhetimit Gjinor”.

Pjesëmarrëset u ndanë të kënaqura me informacionet e ofruara nga përvojat e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.