GRANDEMALL

Kamenica i kushton kujdes mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe ndriçimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtoria e shërbimeve publike ka vazhduar punët kësaj radhe me pastrimin e ujëmbledhësve gjatë rrugës kryesore. Faton Jakupi drejtor i shërbimeve publike thotë se komuna së bashku me “Eco – Higjiena” po merren me mirëmbajtjen profesionale të të gjitha hapësirave gjelbëruese, por kujdes i kushtojmë edhe ndriçimit publik.

Faton Jakupi nga drejtoria e shërbimeve publike tha për rajonipress se Komuna e Kamenicës ka 30115 metra katror hapësira gjelbëruese që mirëmbahen dhe menaxhohen nga DSHPAI dhe përfituesi i tenderit për Mirëmbajtjen dhe Rregullimin e Hapësirave për gjelbërim.

DSHPAI sipas Jakupit deri më tani ju del në ndihmë edhe tri klubeve të futbollit të Komunës sonë për mirëmbajtjen e stadiumeve.

Jakupi tha se DSHPAI ka bërë mbjelljen e 60 fidanëve , drunjë dekorativ gjetherënës dhe mbi 220 drunjë dekorativ të tjerë, rregullimi i një pjese të trotuarit në qendër të qytetit, ka bërë funksionalizimin apo rregullimin e dy hapësirave gjelbëruese përballë Shtëpisë së Kulturës, ku në ato hapësira është bërë mbjellja e drunjve dekorativ si dhe vendosja e ulëseve për qytetar Gjithashtu kemi edhe shtratin e lumit me gjatësi 1620 m dhe lumit të Rubocit me gjatësi 300 m ku menaxhohet dhe mirëmbahet nga DSHPAI në bashkëpunim me përfituesin e tenderit.

GRANDEMALL

DSHPAI – bënë edhe pastrimin e rrugës kryesore të qytetit ( larjen e saj ). Tani kemi bërë pastrimin e të gjitha ujëmbledhësve-shaktave të rrugës “Skënderbeu”.

“Pas takimit me banorët e fshatit Koretin dhe në bashkëpunim me ta, DSHPAI ka filluar pastrimin e shtratit të lumit “Kriva Reka ” në fshatin Koretin. Shpesh herë në bashkëpunim me njësinë e “Eco-Higjiena” të Kamenicës, bëhet edhe pastrimi sistematik i deponive të mbeturinave të ngurta ( inerte ) nëpër qytet. Jemi në përfundim e sipër të rregullimit të një fushe shahu publik në Sheshin ”Metush Krasniqi” tha Jakupi.

DSHPAI- menaxhon me mbi 35km ndriçim publik, derisa në këtë vit kemi bërë shtrirje të ri të rrjetit të ndriçimit publik me gjatësi 2150m në lokalitete të ndryshme duke u bazuar në kërkesa të qytetarëve.

Këtë vit besoj se kemi një ndriçim shumë me efikas në qytet ku janë zëvendësuar poqët elektrik nga ato me zhivë 400 vatëshe në 150 vatëshe dhe të Natriumit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.