Eko Higjiena

Kamenica harton planin e mobilitetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Komuna e Kamenicës së bashku me projektin DEMOS ka organizuar takimin e parë të grupeve drejtuese dhe punuese për hartimin e planit të mobilitetit.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka falënderuar qeverinë zvicerane për mbështetjen që i ka dhënë Kamenicës në të gjitha fazat që nga viti 2006. “Hartimi i planit të mobilitetit do të jetë një mundësi më e mirë që qyteti të orientojë drejt zhvillimin e hapësirave të veta duke ia përshtatur nevojave të qytetarëve. Komuna do të mbështes fuqishëm punën e këtyre grupeve dhe do të lehtësojë aktivitetin Tuaj gjatë punës” tha nënkryetari Matoshi.

Ermira Salihu nga projekti DEMOS, ka thënë se Qeveria Zvicerane do të mbështes Kamenicën në hartimin e këtij plani i cili është një model i ri i planifikimit në Kosovë.

Uji Dea

Plani i mobilitetit do të hartohet konform Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Urban Komunal, ka thënë drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati. Drejtori i Shërbimeve publike dhe inspektoratit Faton Jakupi ka thënë se është i kënaqur që kërkesa e drejtorisë është aprovuar nga DEMOS dhe grupi punues do të punoj që ky plan të përfundohet sa më shpejt.

Plani i mobilitetit do të përcaktoj vendakalimet, rrugët për biciklistët, trotuaret për këmbësorët, trafikun motorik dhe mundësi të tjera të lëvizjes. Plani do të përfundoj në pjesën e dytë të këtij viti, pas një sërë debatesh me qytetarët.

Ecurinë e projektit e prezantoi Mevlan Bixhaku nga kompania Ekoinvest e angazhuar nga DEMOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.