United Hospital

Kamenica formon komisionin për ndarjen e banesave sociale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në seancën e së premtes këshilltarët komunal të Kamenicës kanë formuar komisionin për ndarjen e banesave sociale si dhe kanë aprovuar vendimin për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 5.170,00 € për një vizitë të nxënësve të Gjimnazit “Ismail Qemali” në Turqi.

Të premten është mbajtur seanca e pestë e kuvendit komunal në Kamenicë. Në këtë seancë kuvendarët miratuan raportin e punës të Zyrës së Prokurimit për vitin 2012, propozim-Vendimin për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 5.170,00 € për një vizitë të nxënësve të Gjimnazit “Ismail Qemali” në Turqi, dhe raporti dhe kërkesa e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale.

Rreth formimit të Komisionit për ndarjen e banesave sociale shefi i grupit të LDK-së Jeton Biqkaj, propozoj që në këtë komision të jetë Rexhep Morina, ndërkaq, Bajram Dërmaku, shef i grupit të PDK-së, propozoj Enver Morinën.

Eco Higjiena

Në këtë komision anëtarë do të jetë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, ndërkaq, Dragisha Saviq, u propozuar nga Kryetari i Komitetit për Komunitete Zhivojin Milkoviq, kurse nga administrata anëtarë do të jenë Rifat Hajdari dhe Magbule Canaj, edhe kjo pikë e rendit të ditës u miratua.

Kuvendarët janë marrë edhe me plotësimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete me anëtar të rinj. Shefja e grupit të AAK-së Shqipe Berisha-Maliqi, propozoj që anëtarë i Komitetit për Politikë e Financa të jetë delegati Satmifer Kryeziu, kurse, shefi i grupit të LDK-së, Jeton Biqkaj, propozoj që anëtarë i Komitetit për komunitete të jetë delegatja Minivere Maka.

Në mënyrë unanime u miratua edhe kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka të bëjë me rregullimin e platos së bustit të dëshmorit Besnik Maroca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.