GRANDEMALL

Kamenica fillon fushatën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në këtë mbledhje është diskutuar për fillimin e fushatës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, e cila synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen.

Kryetari i komunës njëherit edhe kryesuesi i kësaj mbledhje Qëndron Kastrati, tha se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një nga prioritetet kryesore anë e mbanë botës.
“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një nga prioritetet kryesore anembanë botës. Takimet e tilla, janë të rëndësishme sepse shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin, shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira midis akterëve të ndryshëm të përfshirë”, tha ai.

Kastrati falënderoi të gjithë të pranishmit, të cilët sipas tij asnjëherë nuk kanë hezituar të shkëmbejnë informatat dhe njohuritë e tyre për të rritur ndërgjegjësimin rreth kësaj dukurie.

Ndërkaq, përgjegjësi nga sektori për Planifikim dhe Zhvillim-Departamenti i Hetimeve në nivel shteti Bajram Nuhiu, e cilësoi luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore si përgjegjësi kolektive.

FITORJA

“Të gjithë duhet të japim kontribut dhe përkushtimi është i nevojshëm për të parë rezultate në luftimin e këtij fenomeni”, u shpreh ai.

E koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, theksoi se fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të zgjasë një muaj.
“Synimi ynë është që ta parandalojmë këtë fenomen e jo ta shërojmë atë. Veç tjerash, përgjatë këtyre ditëve kemi mbajtur edhe ligjërata nëpër shkollat fillore dhe të mesme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësinë në Kamenicë”, deklaroi ajo.

Të pranishëm në këtë panel diskutimi ishin edhe Luljeta Ibishi-Ferizi Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Njeriut-MAPL, Policia e Kosovës, anëtarë të KKSB-së si dhe akterë të tjerë të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.