Kamenica e para për mjedis të përshtatshëm afarist

Gjilan – Nga rezultatet e prezantuara shihet se komuna e Kamenicës ka bërë një përparim të dukshëm në përmasimin e mjedisit afarist duke u radhitur në vendin e parë në nivel të Republikës së Kosovës.
Përfaqësues të USAID-it, nga programi për përmirësimin e mjedisit afaristë në Kosovë (BEEP) dje i prezantuan para afaristëve e përfaqësueseve të komunës rezultatet e Indeksit të konkurrencës së komunave për vitin 2012.
Prezantimin e bëri Armend Bislimi Koordinator i USAID-it në Programin për Përmirësimin e Mjedisit Afarist në veçanti prezantoi Indeksin e konkurrencës në komunën e Kamenicës për vitin 2012. Si për vitin 2012 , përmbajtjen e nën-indekseve, pengesat për nisjen e biznesit, transparencën etj
Nga rezultatet e prezantuara shihet se komuna e Kamenicës ka bërë një përparim të dukshëm në përmasimin e mjedisit afarist duke u radhitur në vendin e parë në nivel të Republikës së Kosovës .
Sali Canaj Udhëheqës i zyrës komunale për regjistrimin e bizneseve ( QKRB), ka thënë se në komunën e Kamenicës janë të regjistruar 2060 biznese deri më sot, duke e përfshirë edhe komunën e Ranillugut, ngase ne i bëjmë shërbimet edhe për ta, dhe se në Ranillug janë diku 200 biznese. “ nga këto 2060 biznese funksionojnë diku 1100 biznese, ndërsa 1200 janë aktive duke e përfshirë edhe Ranillugun, kurse të tjerat janë pasive për shkaqe të ndryshme” ka thënë Canaj.
Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi Buxhet dhe Financa Rabit Haliti tha se duke e falënderuar programin e USAID-it po mbajmë këtë takim për krijimin e një ambienti më të mirë për biznese që veprojnë në komunë e Kamenicës. “ Para tre muajve nga USAID-i komuna e Kamenicës është shpërblyer me dy vende të para tu e llogarit që kemi krijuar një ambient sa më të mirë dhe më të volitshëm për bizneset në komunën tonë” tha Halili.
Ai tha se çmimi i parë nga USAID ka qenë krijimi i ambientit më të mirë për bizneset në komunë, ndërsa çmimi i dytë ka qenë që kemi kaluar nga vendi 22 në vendin e parë, do të thotë kjo është një e arritur mjaft e kënaqshme.
Ndërsa, Hajdin Ramadani tha se objektiv e këtij projekti është që të krijohet një ambient më të mirë bizneseve, ne kryesisht bashkëpunojmë me nivelin qendror dhe kryesisht me qeverisjen lokale dhe në bazë të takimeve mundohemi t`i identifikojmë pengesat dhe barrierat biznesore. Mirëpo paraprakisht ne kemi mbajtur takim me bizneset ku i kemi marrë shqetësimet e bizneseve -propozimet e tyre dhe gjitha i kemi adresuar në nivelin qendror.
Ai tha se Komuna e Kamenicës në fusha të ndryshme ka arrite një sukses të madh krahasuar me vitin e kaluar, mirëpo ka vend ende për përmirësime, nuk do të thotë se komuna e juaj duhet të ndalet me kaq, por të punoj që edhe në fusha të tjera të arrijnë sa më shumë suksese.
Kurse, Zija Lenjani pronar i Kompanisë “ Hugos “, ka thënë se këto merita janë në bashkëpunim me biznesin, por janë merita edhe të komunës që ka arritur me i evituar problemet, mirëpo praktikisht ekzistojnë edhe probleme të tjera./rajonipress/