Eko Higjiena

Kamenica e Lezha shkëmbejnë përvojat në menaxhimin e mbeturinave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambienti, Hysen Jerliu, drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Rabit Halili dhe drejtori i drejtorisë së Administratës, Enver Ajvazi, kanë pritur drejtorin e shërbimeve Publike të Bashkisë së Lezhës, Nikolin Prendi, udhëheqësin e projektin “ EcoUCD”, Gjon Leka, si dhe gazetarin e TVSH Rrok Lelçaj.

Ky takim ka pasur për synim shkëmbimin e përvojave mes komunës së Kamenicës dhe asaj të Lezhës, në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe të ndriçimit publik.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit, Hysen Jerliu, e ka njoftuar delegacionin nga Shqipëria me mënyrën e menaxhimit të mbeturinave dhe të ndriçimit publik si dhe i ka falënderuar për vizitën që i bënë komunës së Kamenicës.

Jerliu, tha se me plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike, komunave u është mundësuar themelimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale. “Komuna e Kamenicës i ka kryer të gjitha procedurat për themelimin e ndërmarrjes së re publike dhe jemi duke pritur vendimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës” ka thënë Jerliu.

ARKATANA

Ai tha se në fillim, ndërmarrja publike “ Ambienti” në Kamenicë, ka pasur shumë vështirësi, duke e ditur që kjo kompani ka dy kamion në gjendje jo të mirë të funksionimit dhe një traktor.

Nikol Prendi, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Lezhës, po ashtu ka njoftuar për mënyrën e menaxhimit në fushën e mbeturinave dhe atë të ndriçimit publik në Bahskinë e Lezhës.

Ndërkaq, Gjon Gjoka, udhëheqës në “ EcoUCD”, ka prezantuar një projekt për ndriçimin publik, i cili llogaritet të jetë më i favorshëm si në aspektin e kursimit të energjisë po ashtu edhe në cilësinë e dhënies së dritës.

Edhe drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa dhe drejtori i Administratë së Përgjithshme, kanë falënderuar delegacionin nga Lezha duke e quajtur takimin si të frytshëm dhe dobiprurës për të dyja qytetet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.