Kamenica e interesuar të rris transparencën e komunës ndaj qytetarëve
Kamenicë – Është mbajtur takimi mes organizatës ATRC, zyrtarëve të komunës së Kamenicës dhe Komitetit Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje.
Punëtoria u fokusua në ligjet, rregulloret dhe mekanizmat që rregullojnë pjesëmarrjen qytetare në qeverisjen lokale, me ç’rast anëtarët e Komitetit Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje dhanë edhe rekomandime rreth mjeteve dhe mënyrave që do t’rrisnin transparencën e komunës ndaj qytetarëve, përmes informimit dhe konsultimeve me publikun.
Zyrtarët komunal u shprehën se do t’i marrin parasysh rekomandimet e dhëna dhe njëherësh ofruan përkrahjen e tyre gjatë procesit të identifikimit të nevojave të qytetarëve, i cili do të zhvillohet nga ATRC dhe Komiteti Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje në bashkëpunim me Këshillat Lokale./rajonipress/

