ARKATANA

Kamenica e gatshme për 1 shtator, Sinani uron shkollarët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Të dashur nxënës, mësues, pedagogë, ju uroj me gjithë zemër këtë ditë të shënuar 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës. Uroj gjithashtu ata që shkollave i japin gjallërinë, jetën, u besojnë fëmijët, uroj pra prindërit, ata që për shkollimin e fëmijëve nuk kursejnë asgjë thuhet në urimin e Begzad Sinanit.

Uroj të gjithë shkollarët nga vocërrakët që për herë të parë do shkojnë në shkollë, deri tek ata që më 1 shtator për herë të parë nuk do shkojnë në shkollë, sepse shkollën e kanë mbaruar, dhe për ta tash e tutje bankat e shkollës do jenë një nostalgji e bukur.

Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shumë arsye; Një i ri i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar që preokupohet për të ardhmen e vetes dhe të shoqërisë, është pakrahasimisht më i dobishëm dhe më i vlefshëm se një i ri i shkolluar dhe edukuar keq, i vetëkënaqur dhe i rehatuar.

Le të jetë ky vit shkollor, një vit i ngritjes në një nivel më të lartë të; Cilësisë së shkollimit dhe edukimit, duke nisur nga themeli i gjithçkaje, edukata familjare, shtimit dhe respektimit të virtyteve njerëzore, Rritjes së ndjeshmërisë të secilit mbi të drejtat dhe detyrat.

United Hospital

Ndërgjegjësimit për faktin se në shkollë mund të marrësh ose jo nota të mira, por vlerësimin përfundimtar ta jep ose nuk ta jep Jeta.
Me punë dhe këmbëngulje, me sakrifica dhe rezultate, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë vit shkollor ka shkruar Sinani.

Edhe Drejtoria e Arsimit është e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016
Drejtori i Arsimit Agim Shkodra tha se pas punës së përditshme lidhur me përfundimin e vitit shkollor 2014/2015 dhe njëkohësisht përgatitjet për fillimin e një viti të mbarë të vitit shkollor 2015-2016 ne si Drejtori Komunale e Arsimit ne bashkëpunim dhe në mbështetje nga Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani, i kemi bërë të gjitha përgatitjet fizike të shkollave, shpërndarjen e librave ne çdo shkollë, shpërndarjen e ditarëve të klasës, ndarjen e orëve në koordinim me drejtorët e shkollave ku nuk kemi patur asnjë pengesë,po ashtu zgjedhjen e drejtorëve, zgjedhjen e punëtorëve arsimor dhe pranimin e nxënësve në klasën parafillore, klasën e parë dhe klasën e X.

Drejtori i DKA-së, Agim Shkodra deklaroj se të gjitha shkollat e komunës sonë janë të gatshme që me 1 Shtator të fillojmë mësimi i rregullt sipas orarit mësimor, gjithashtu shfrytëzoj rastin t’ju uroj fatosave fillimin e mbarë në klasat e tyre, nxënësve të gjitha niveleve, punëtorëve arsimor një vit të mbarë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në këtë vit të ri shkollor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.