UBT

Kamenica e Festoi Ditën e Çlirimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Pikërisht në këtë datë të qershorit të 99-tës, forcat e UÇK-së, marshuan në qytetin e Kamenicës dhe u vendosën në konviktin e nxënësve. Kështu kishte marr fund sundimi diskriminues shekullor serbë dhe dekada më e rëndë e këtij populli në mbarim të shekullit kaluar.

Për këtë ditë të shënuar Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport, në Patronatin e kryetarit të Komunës Begzad Sinani, kishte përgatitur një program festiv.

Si zakonisht së pari u nderuan ata që kishin kontribuar më së shumti për lirinë e sotme –dëshmorët e kombit. Prandaj kryetari i Komunës dhe strukturat komunale i bënë homazhe varrezave të dëshmorëve dhe u përshëndetën me familjet e tyre.

Mobi Casa

Për këtë ditë kryesuesi kuvendi komunal kishte ftuar një seancë solemne. Megjithëse shumica e këshilltarëve nuk ishte e pranishme seanca u mbajt, ku me fjalë rasti para të pranishmëve u paraqit kryesuesi Bajram Dërmaku dhe kryetari Sinani.”Në këtë ditë të lavdishme krahas festës kujtojmë dhe i përulemi me pietet gjithë atyre që punuan kontribuuan dhe dhanë jetën për liri. Populli i Kosovës deri te liria dhe pavarësia kaloi në etapa sa të vështira aq edhe të lavdishme,shumë familje jetojnë pa të dashurit e tyre dhembjet e tyre nuk kanë pushuar e as do të pushojnë” u shpreh Dërmaku.

Ndërsa, kryetari Sinani në fjalën e tij tha se 18 qershori i vitit 1999, ishte dita kur qytetarët e komunës sonë përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serbë, ishte dita kur qytetarët e pas përpjekjeve shekullore e realizuan aspiratën nacionale për liri dhe demokraci.

Të pranishmit patën rastin ta shohin edhe foto ekspozitën e nxënëses së klasë IX, R. Morina nga Topanica,e cila ishte një befasi, ajo i mahniti artdashësit e fotografisë artistike, me temat e paraqitura dhe me qasjen e saj për to. Programi artistik vazhdoi me programet e shoqërive kulturo artistike “Molla Kuqe” dhe “Albana”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.