RCCOLA

Kamenica e diskuton kornizën afatmesme buxhetore 2019 – 2021

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Diskutime nga kuvendarët e të gjitha partive kishte lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitin 2019- 2021, për të cilën foli Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Nexhmedin Bislimi.

Kuvendi Komunal në seancën e radhës, pos pikave të parapara për rend të punës, iu shtuan edhe tri pika shtesë për shqyrtim, të cilat ishin të propozuara dhe arsyetuara nga Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati: Formimi i 4 komiteteve konsultative, Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komiteti për Shërbime Publikë, pastaj propozim vendimi ndarja e titullit “Nderi i Qytetit” për Klubin e Atletikës “Rogana”, si dhe raporti Drejtorisë Shërbimeve Publike, për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Kryesuesi i Kuvendit, Bajram Mavriqi, para delegatëve ua paraqiti për votim rendin e punës me pikatë shtesë, të cilat u aprovuan njëzëri nga kuvendarët. Të pranishëm në Kuvend ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale, si edhe mjetet lokale të informimit.

Diskutime nga kuvendarët e të gjitha partive kishte lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitin 2019- 2021, për të cilën foli Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Nexhmedin Bislimi.

Buxheti i komunës i tërësishëm i paraparë është : 9.219.846,00 euro, ku shumica shkon në paga. Kryetari shprehu pakënaqësinë që komuna e Kamenicës po dëmtohet me kriterin për ndarjen e buxhetit për kokë të banorit, kriteri i tillë e dëmton Komunën e Kamenicës.

Mobi Casa

Sipas tij, Komuna e Kamenicës i ka specifikat e veta të cilat duhet të merren parasysh gjatë procesit të caktimit të buxhetit komunal.

Mjetet të cilat do shfrytëzoheshin për investime kapitale shkojnë në financimin e funksionimit të sistemit komunal të arsimit. Kuvendarët e miratuan këtë variant fillestar të kornizës, me kusht që të ndryshohet shuma e planifikuar për të hyrat vetanake prej 1.229.846,00 euro, në qarkoren e dytë.

Rekomandimi i kuvendarëve është që shuma e planifikuar të jetë: 877.981 euro. Poashtu, Kuvendarët e votuan, Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, dhe raportin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Në pikën standarde pyetje për ekzekutivin kuvendari S. Kurteshi nga Koretini e ngriti shqetësimin e bllokimit të 300 hektarëve tokë të bllokuar në mungesë të rrugës, një problem që nuk është zgjidhur asnjëherë, ndërsa Besnik Rrudhani, shtroi pyetje rreth zyrës për investime, kush i paguan dhe si është bërë përzgjedhja e kandidatëve.

Poashtu pati edhe pyetje tjera nga infrastruktura. Një pyetje që kishte të bënte me emërimin e N. Nushi, shef kabineti, kryetari dha sqarime se ai është i përkohshëm këtu, është i dobishëm për komunën tonë, për shkak të lidhjeve të shumta që ka me organizata të ndryshme, ku mund të krijoj kontakte mes komunës dhe atyre./rajonipress/