UBT

Kamenica drejt rrugës për tu bërë me digë akumuluese për ujë të pijshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në kuadër të projektit FLOËS, pjesë e të cilit është edhe Komuna e Kamenicës, sot është mbajtur takimi me ekspertë italianë e ata të Bankës Botërore, për të vendosur lokacionin e digës akumuluese të Kamenicës.

Rekomandimi i dalë nga ky takim është se diga e Desivojcës ka kapacitet më të madh të ujit, duke siguruar furnizim më të besueshëm dhe kapacitet rregullues të rezervuarit, si dhe garantues është edhe mundësia më e madhe e kësaj dige që të bëjë rritje të vëllimit të sasisë së ujit, ruajtjes së tij dhe menaxhimit më të mirë të përmbytjeve.

Mobi Casa

Ky projekt po financohet nga Banka Botërore, Qeveria Zvicerane dhe BE-ja.
Falënderoj Ministrin Aliu për kontributin e dhënë në këtë drejtim.