FIDANISHTJA

Kamenica do të rris numrin e mjekëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e ka shpallë konkursin për një mjek, së shpejti do të nisim procedurat për punësimin edhe të një mjeku tjetër, si dhe do të bëhen reforma në sektorin shëndetësor me qëllim që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime sa më të mira. Shëndetësia vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sime. Kështu ka deklaruar kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani gjatë një takimi me përfaqësues të OJQ “Fortesa”, organizatë e cila që nga muaji prill është duke zhvilluar një fushatë avokuese për ta sjell mjekun më afër qytetarit.

Kryetari Sinani e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme iniciativën e OJQ “Fortesa”, dhe ka thënë se Komuna e Kamenicës mirëpret çdo ide e propozim që do të ketë ndikim në përmirësimin e gjendjes në cilindo sektor. “Broshurat që keni shpërndarë sigurisht se e kanë patur efektin e vet. Ju e dini që rreth kësaj problematike është diskutuar edhe në asamblenë komunale. Në varësi nga kushtet e mundësitë buxhetore, ne po bëjmë më të mirën për sektorin shëndetësor”, ka theksuar Sinani.

FITORJA

Ndërsa, Amir Jakupi, përfaqësues i OJQ “Fortesa” ka thënë se punësimi i dy mjekëve do të ketë efekt tejet pozitiv për ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët. “Duhet të bëhet edhe më tepër në këtë drejtim. Ka mjekë të diplomuar nga Kamenica që nuk arritur të sistemohen dhe Komuna ka obligim ndaj tyre”. Jakupi ia ka përsëritur kryetarit Sinani rekomandimet e analizës së publikuar para katër muajve; Shëndetësia të bëhet prioritet i qeverisë së re komunale, Të hartohen projekte për infrastrukturë, ilaçe dhe mjete për ambulance, Të bëhet stimulimi i profileve deficitare në shëndetësi, Të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë lejimi i rritjes së numrit të mjekëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.