RCCOLA

Kamenica do të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë 3 vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ka thënë Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.

Marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë 3 vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Mobi Casa

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Të përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt, do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë, që nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të përmirësojnë veprimet klimatike si dhe do të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit.

Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi, për angazhimin e tij për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi./rajonipress/