GRANDEMALL

Kamenica diskuton për transparencën dhe aktivizimin e publikut në vendimmarrje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në kuadër të projektit te OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” është organizuar punëtoria mbi transparencën me zyrtar komunal, kuvendin komunal dhe sheqerin civile me qellim të ndryshimit të Rregullores Komunale për Transparencë dhe hartimit të Planit të Veprimit për Transparencë.

Kjo punëtori ka pasur për qëllim diskutimin me akter të ndryshëm duke targetuar kryesuesin e kuvendit komunal, anëtarët e kuvendit komunal, shefat e grupeve parlamentare, Jeshilit Lokal të Veprimit Rinor (KVRL), grupi jo-formal i grave, grupet e shoqërisë civile dhe qytetarët në nivel lokal për hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë në kuadër të diskutimit dhe hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores është në nivel dhe se deri tash kanë bërë një punë të mirë sepse qëllim kryesor është të ndryshojnë thellësisht rregulloret e jo vetëm amandamentimin e rregullores dhe se të gjitha këto ndryshime do të bazohen kryesisht në udhëzimin administrativ në fuqi.

Takimi i punës ka qenë një-ditor dhe është diskutuar draft- rregullorja komunale për transparencë dhe plani i veprimit dhe me theks të veçantë të drafteve janë diskutuar transparenca dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendim-marrjes, qasja në informata publike dhe dokumente zyrtare.

Uji Dea

Po ashtu janë diskutuar edhe sfidat specifike në komunë në lidhje me transparencën, pjesëmarrjen publike në procesin e vendim-marrjes dhe qasje në dokumente zyrtare.

Pjesëmarrësit e punëtorisë kanë bërë sugjerime dhe propozime të reja për draftet e rregullores komunale për transparencë dhe plan të veprimit. Gjatë diskutimeve janë propozuar si sugjerime takime me të shpeshta me media, shoqërinë civile, futjen e formularëve për qasje në dokumente zyrtare, ofrimin e formularëve për qasje në dokumente zyrtare, rritjen e dëgjimeve buxhetore, përdorimin e metodave tjera për pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, shfrytëzimin e medieve sociale dhe përgatitjen e planeve të punës për kuvendin komunal, komitetet e përhershme dhe komitete konsultative.

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Hartimi i Rregulloreve Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Network of Peace Movement (NOPM)/ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.