Kamenica diskuton për ndriçimin publik në viset rurale
Kamenicë – Komiteti për shërbime publike komunale në Kamenicë ka mbajtur takimin e rregullt, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti, Arsim Thaçi. Në takim anëtarët e këtij komiteti janë interesuar për ndriçimi publik në viset rurale, pastrimin e mbeturinave, furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit si dhe çështje tjera në të cilat u përgjigj drejtori, Faton Jakupi.
Anëtarët e komitetit patën rastin të informoheshin nga drejtori i Drejtorisë Shërbimeve Publike, Faton Jakupi, për raportin e punës gjashtë mujore të kësaj periudhe.
Anëtarët e komitetit gjithashtu i shtruan pyetje të ndryshme drejtorit lidhur me aktivitetet e kësaj drejtorie.
Ata në veçanti u interesuan për ndriçimin publik në viset rurale, pastrimin e mbeturinave, furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit si dhe çështje tjera në të cilat u përgjigj drejtori, Faton Jakupi./rajonipress/


