ARKATANA

Kamenica dhe Artana aprovojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2013

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Edhe Artana edhe Kamenica në seancat e tyre të jashtëzakonshme të mërkurën kanë aprovuar rishikimin e buxhetit komunal për vitin 2013.

Në seancën e kuvendit komunal në Kamenicë me shumicë votash është miratuar rishikimi i buxhetit komunal për vitin 2013. Zyrtari kryesor Financiar, Naser Hashani, ka thënë se në bazë të instruksioneve për rishikimin e buxhetit 2013 të dorëzuar komunave, Administrata komunale e Kamenicës ka bërë përshtatjen eventuale në buxhet që kërkohen për ekzekutimin sa më efikas të këtij buxheti duke u bazuar në kriteret që janë lëshuar nga kjo shkresë.

Me shumicë votash këshilltarët komunal e kanë aprovuar kërkesën për rishikim të buxhetit.

Eco Higjiena

Edhe Artana në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ka aprovuar rishikimin e buxhetit. Në këtë seancë që udhëhiqej nga nënkryetari i Komunës Driton Abdyli, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-së , Edmond Hyseni, përfaqësues të KFOR-it si dhe zyrtar të tjerë komunal kanë diskutuar për këto ndryshime.

Në këtë seancë është aprovuar rishikimi i buxhetit për vitin 2013, deris drejtori i Financave dhe Buxhetit Gani Mustafa ka prezantuar propozim ridestinimin e buxhetit i cili u aprovua unanimisht nga Anëtarët e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj: