RCCOLA

Kamenica dënon abuzimin seksual ndaj një vajze të mitur

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë ka reaguar ashpër ndaj rastit tronditës të abuzimit seksual ndaj të miturës F.L nga një person i moshës afërsisht 50 vjeçare ( I. B ), në një lokal të mbyllur në qendër të Kamenicës.

Ky njësit përkujton se sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, rasti në fjalë është shkelje e rëndë e të Drejtave të Njeriut dhe kryerësi i kësaj vepre të shëmtuar duhet të merr dënimin e merituar .

Uji Dea

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut apelon tek popullata që të vetëdijesohen sa më shumë që rastet e shkeljeve të të Drejtave të Njeriut t’i lajmërojnë në organet e rendit dhe sigurisë publike apo në Zyrën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla thuhet në reagimin e saj./rajonipress/