Uji Dea

Kamenica bëhet me zyre të diasporës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i Komunës së Kamenicës thotë për rajonipress se ai dhe i tërë stafi i tij janë të përkushtuar dhe të interesuar që tu dalin në çfarëdo ndihme mërgimtarëve që këto ditë po qëndrojnë në vendlindjet e tyre. Enkas për mërgimtarët kemi organizuar edhe “Takimet e bashkatdhetarëve 2013” , derisa në kuadër të këtyre aktiviteteve do të hapim edhe zyrën e diasporës tha Surdulli.

Komuna e Kamenicës pos që ka shtuar kujdesin ndaj mërgimtarëve sa i përket nxjerrjes së dokumenteve ajo është kujdesur që pushimet e tyre të jenë të përcjellura edhe me aktivitete të ndryshme nga jeta politike, kulturore e arsimore.

Kreu i Komunës Shaip Surdulli tha për rajonipress se mërgimtarët meritojnë respektin më të madh të institucioneve komunale. “Jo vetëm unë, por i tërë stafi i komunës së Kamenicës janë të angazhuar dhe të përkushtuar që tu dalin në ndihmë mërgimtarëve. Kjo kategori e jona ka bërë shumë për Kosovën dhe për Kamenicën andaj edhe obligimi ynë institucional ndaj tyre është i madh” tha Surdulli.

Uji Dea

Surdulli thotë se pos një programi të pasur që do të jepet në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e bashkatdhetarëve 2013” , në këtë qytet do të hapet edhe zyra e diasporës.”Mendojë që është një hap i mirë dhe i domosdoshëm për ne sepse kjo zyre na ndihmon shumë që të komunikojë më mirë me diasporën dhe të dimë më hapur telashet dhe preokupimet e tyre” tha Surdulli.

Ndryshe në kuadër të këtyre manifestimeve për diasporën që organizohen nën patronatin e kryetarit të komunës dhe me zyrën e diasporës e drejtorinë e kulturës janë paraparë takime të bashkatdhetarëve me strukturat komunale, takime të bizneseve të diasporës dhe bizneseve vendore për këmbim përvojash, pastaj aktivitete kulturor e sportive etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.