FITORJA

Kamenica bëhet me park industrial

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në bazë të propozimit të Drejtorisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës është marr vendimi në Kuvendin Komunal për themelimin e Zonës Ekonomike – Park Industrial në trekëndëshin Topanicë – Domoroc – Hodonoc tha për rajonipress Fatmir Matoshi.

Matoshi tha se pas marrjes së këtij vendimi do të aplikojmë për fonde për studimin e fizibilitetit dhe për pëlqimet e nevojshme nga ministritë përkatëse, si dhe për fonde për rregullimin e infrastrukturës tek Zona Ekonomike, me qëllim që ajo të jetë në dispozicion të gjithë investitorëve serioz të cilët mund të zhvillojnë veprimtari prodhuese të cilat krijojnë vende të reja të punës.

GRANDEMALL

“Për këtë vendim falënderojë për angazhim kryetarin Begzad Sinani, Drejtorin Fatmir Krasniqi dhe gjithë asamblistët e të gjitha subjekteve politike në Kuvend për mbështetjen që i dhanë. Ky vendim i marrë është në përputhje me planin zhvillimor komunal i cili poashtu u aprovua në mbledhjen e fundit dhe është një dokument mjaft i rëndësishëm për Komunën përkundër faktit se shumë zona të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë janë paraparë për destinime të tjera siç është rasti i fushës së Novosellës e cila në vend se të dedikohej për zhvillim ekonomik është paraparë për terrene sportive tha Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.