Kamenica bëhet me draft planin e mobilitetit
Kamenicë – Gjatë shqyrtimit të draft planit anëtarët e komitetit e mbështetën punën e bërë nga grupi komunal, si dhe ndihmën e dhënë nga DEMOS-i, për krijimin e këtij draft plani, i cili ka për qëllim përmirësimin dhe harmonizimin e nevojave për lëvizje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Në mbledhjen e komitetit për Shërbime Publike Komunale të kryesuar nga Arsim Thaçi është folur për draft planin e mobilitetit.
Pos anëtarëve të komitetit në fjalë, morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ilir Kastrati, dhe zyrtari i qarkullimit rrugor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Hysen Jerliu.
Pika kryesore për të cilën u debatua më së tepërmi nga anëtarët e këtij komuniteti ishte: Shqyrtimi i draft planit të mobilitetit për komunën e Kamenicës. Gjatë shqyrtimit të draft planit anëtarët e komitetit e mbështetën punën e bërë nga grupi komunal, si dhe ndihmën e dhënë nga DEMOS-i, për krijimin e këtij draft plani, i cili ka për qëllim përmirësimin dhe harmonizimin e nevojave për lëvizje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Anëtarët kërkuan sqarime dhe informacione profesionale nga përfaqësuesit e grupit punues të draftit në fjalë. Në fund kryesuesi Arsim Thaqi, i lexoi rekomandimet për grupin punues komunal të draft planit të mobilitetit për Komunën e Kamenicës./rajonipress/


