Mobi Casa

Kamenica bëhet me automjet për shuarjen e zjarrit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Riza Bunjaku Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kamenicë, ka thënë se që nga themelimi i NJPZSH, e që më herët është quajtur si Brigada e Zjarrefikjes dhe Shpëtimit, nuk ka poseduar automjet të parë sulmues për shuarjen e zjarrit.

“Automjetin që është përdorë për intervenime në shuarjen e zjarrit është i destinimit për furnizim me ujë, i cili ka vetëm dy ulëse për zjarrfikës, nuk ka vende për vendosjen e pajisjeve teknike të zjarrfikësve “ ka thënë Bunjaku, duke shtuar se me blerjen e automjetit nga komuna, për shuarjen e zjarrit është zgjidhë një problem i kamotshëm.

Mobi Casa

Sipas Bunjakut, automjeti ka kushtuar 21.400,00, euro dhe është i destinuar për intervenimin e parë, të shpejt që e zvogëlon kohen e reagimit. Kamioni ka 6 ulëse dhe të gjitha pajisjet teknike, i automatizuar, sasi më të vogël të ujit 1.800 litra ujë, që do të thotë se kjo sasi nuk e pengon në zhvillimin e një shpejtësie më të madhe gjatë vozitjes. Tani ekipet e zjarrfikësve shumë shpejt dhe me profesionalizëm do të intervenojnë në të gjitha llojet e zjarreve. Me sigurimin e këtij automjeti, në radhë të parë përfitues janë qytetarët e komunës. /rajonipress/