UBT

Kamenica, Artana e Ranillugu rrisin transparencën përmes OJQ-ve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të projektit ”Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movement “NOPM” përkatësisht projekt menaxherja e projektit Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim me kryetarët e tri komunave atë të Kamenicës, Novobërdës dhe të Ranillugut.

Drejtoresha Ekzekutive, Besime Tusha, gjatë takimeve të ndara me krerët komunal i ka njoftuar shkurtimisht me aktivitetet e projektit.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli ka siguruar se do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile në Kamenicë, rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në vendim marrje nga ana e qytetarëve do të jetë një stimulim shtesë për ne në punën e administratës komunale.

Kryetari i Komunës se Novobërdës, Bajrush Ymeri theksoi se ne do ta përkrahim këtë projekt në komunën e Novobërdës e sidomos që ka të bëjë me rritjen e transparencës përmes pjesëmarrjes se publikut në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente.

Mobi Casa

Ai tha se ne do të ofrojmë informata lidhur me qasjen në dokumente zyrtare dhe raporte buxhetore si dhe informata tjera që janë të nevojshme në kuadër të implementimit të projektit në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Ranillugit do të jete përfitues kryesor pasi që na ndihmon në ngritjen e transparencës , dyert e komunës kanë qene gjithmonë të hapura për shoqërinë civile dhe presim edhe në të ardhmen bashkëpunim sa më të mirë . “Ju jeni ata të cilët përmes projekteve dhe aktiviteteve transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët , pikërisht për këtë llojë projekti ka pasur nevojë komuna jone” është shprehur Mikiq.

Stafi i OJQ-së “NOPM” në kuadër të projektit ka bërë Avokimin për transparencë nëpër komuna, planifikim dhe pjesëmarrje në përpilimin e buxhetit si dhe harxhim sipas planifikimit. Avokim për përmirësimin e qasjes në dokumente zyrtare. Deri me tani janë takuar të gjithë zyrtarët e zyrave të informimit, buxhet dhe financa, auditorët , zyra pritëse si dhe disa kryetarë të këshillave lokale si dhe grupet e të rinjve.

Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur –KFOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj: