Hidromorava

Kamenica aplikon në projektin “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenice – Komuna e Kamenicës ka aplikuar në pilot projektin “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komuna të Kosovës” projektit me fokus në strehimin social, që është një projekt i përbashkët i UNDP, OSBE dhe Akademia Folke Bernadotte (FBA) është agjension suedeze që punon për paqe, siguri dhe zhvillim. Pas dërgimit të aplikacionit nga Komuna e Kamenicës, sot në vizitë në komunë ishin përfaqësuesja e Akademisë Folke Berandotte (FBA), menaxherja e projektit Sara Isman dhe përfaqësuesit e OSBE Bekim Kodraliu, dhe Alban Maliqi.

Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka falënderuar zyrtarët e këtij projekti dhe ka shprehur dëshirën që Komuna e Kamenicës të përzgjidhet në mesin e katër komunave të Kosovës që do të jenë pjesë e këtij projekti.”Komuna e Kamenicës shpreh interesimin për të qenë pjesë e këtij projekti, duke marrë në konsideratë faktin se ka një administratë ende të patrajnuar mirë në këtë fushë. Mbulon një territor të madh, fusha e banimit social është temë e re dhe e patrajtuar si duhet dhe e papërshtatur ende me rregullat dhe standardet evropiane . Pjesëmarrja në këtë projekt do të jetë mundësi shumë e mirë për komunën për të përmirësuar qeverisjen lokale në përgjithësi si dhe fushat e lartëcekura në veçanti.” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Eco Higjiena

Përfitimet për komunat të cilat marrin pjesë në projekt janë të shumta. Komunat pjesëmarrëse do të fitojnë vëmendje nga ministritë përkatëse për nismën dhe udhëheqjen e tyre. Më pas, ato do të llogariten të jene inovator në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës së administratës publike. Për më tepër, projekti do të ketë ndikim pozitiv për procesin e integrimit në BE dhe për raportin e progresit të BE-së. Komunat pjesëmarrëse do të jenë në gjendje të angazhohen në aktivitete të organizuara nga FBA, UNDP apo Misioni i OSBE-së në Kosovë, si shkëmbimet e përvojave me kolegë mes komunave, vizitat studimore në vendet fqinje, apo punëtori mbi sundimin e ligjit në administratën publike, thanë midis tjerash përfaqësuesit e projektit

Vlerësimi dhe përzgjedhja finale e komunave pjesëmarrëse do të bëhet deri me datën 15 shtator 2015./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.