Kamenica angazhon psikolog në arsimin parauniversitar

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – I gjithë procesi arsimor nuk mund të kuptohet pa mbështetjen e shërbimit psikologjik në arsimin parauniversitar, prandaj ne kemi angazhuar psikologë në shkollat e Kamenicës ka thënë Qëndron Kastrati.

Mobi Casa

“Me në qendër nxënësin, puna jonë në aplikimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies, po avancohet çdo ditë.I gjithë procesi arsimor nuk mund të kuptohet pa mbështetjen e shërbimit psikologjik në arsimin parauniversitar, prandaj ne kemi angazhuar psikologë në shkollat e Kamenicës. Këta psikologë do të ofrojnë shërbime psikologjike dhe sociale, duke ndikuar në përmirësimin e veprimtarisë mësimore në shkolla. Njëkohësisht, do kryejnë vlerësimin e nxënësve dhe stilet kognitive të të nxënit” ka shkruar Kastrati./rajonipress/