Hidromorava

Kameleoni i vitit – Isa Mustafa

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Isa Mustafa mund të mos e mbajë mend as vetë sa herë brenda vitit 2014 i ka ndryshuar qëndrimet, parimet e pohimet. Edhe pse ia kishte përmendur shumë herë Rusinë e ai ia kishte krahasuar Prishtinën me Kandaharin – Isa Mustafa në maj i shkoi në pallatin e tij në Hajvali Behgjet Pacollit për ta lutur për koalicion. Kur ky s’pranoi të shkrijë shkronjat e AKR-së në LDK, u morën vesh që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisin.

Në pjesën tjetër të rezidencës ishte Hashim Thaci duke provuar të njëjtën – për një parti që në fund s’do të mund të ndihmonte as veten. Kur zgjedhjet e 8 qershorit përfunduan Mustafës iu deshtë të shpallë një humbje të re – të tretën me radhë të LDK-së në nivel qendror.

Plot 5 % prapa PDK-së dhe koalicionit të saj parazgjedhor. Heshtja aty zgjati vetëm 2 ditë, pasi që më 10 qershor Mustafa u pajtua të heqë dorë nga posti i kryeministrit për t’ia lënë këtë Ramush Haradinajt në lidhjen e marrëveshjes të asaj që do të njihej si Blloku LAN, pasi që aty hyri edhe Nisma e Fatmir Limajt.

Pajtimi i madh erdhi pak muaj pasi që LDK e AAK u kapën aq keq në Pejë, sa druhej ndonjë incident. Në LDK e lidhën Haradinajn me vrasjen e Zemajt, e AAK tha se Mustafa ishte ministër i Rrahman Morinës. Më 17 korrik Isa Mustafa do të përjetonte hapin e parë të ngjitjes në pushtetin qendror – që do t’i zgjaste vetëm pak ditë.

ARKATANA

Shpresa në pikën 127 e mbajti gjallë Mustafën, por përvec një debate vet-me-vete në tetor, Blloku s’e përdori. Për më tepër u pajtua me vendimin se kryeparlamentari i takonte PDK-së, pasi Ambasadorja Jackobson i shau publikisht. E dorëzuan kryeparlamentarin, por thanë se Blloku ecen përpara. Por, marrëveshja e 10 qershorit e linte duarthatë e papushtet Mustafën. Degët nisën të flasin në emër të tij. Thanë, se me rrethanat e reja Mustafa duhej të bëhej kryeministër e Haradinaj të merrte ndonjë post nën të. Ky i fundit nuk pranoi e Mustafa se kishte ndërmend të hiqte dorë nga pushteti që e kishte aq afër. Më 19 nëntor mblodhi Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe u tha se është mirë të hapen ndaj të gjithë shqiptarëve – që në këtë rast ishin edhe PDK-ja. 2 orë pas votës me shumicë, në zyrën e Presidentes e takoi për herë të parë pas zgjedhjeve Hashim Thacin – dhe bëri koalicion qeverisës me të.

Koalicion PDK-LDK. Por, me të kryeministër. Marrëveshjen me rivalin e tij më të madh politik – Mustafa e nënshkruajti ditën e votimit të kryetarit të ri të Kuvendit. U tha deputetëve të vet ta votonin Kadri Veselin – kryetar Kuvendi. Ish-udhëheqësin e SHIK-ut që ai dhe LDK në shumë raste thanë se është organizatë kriminale që duhet hetuar.

Por, me rëndësi për të: u betua kryeministër me votat e PDK-së më 9 dhjetor. Shpreson ta mbajë mandatin deri në fund, ose së paku derisa ta bëjë Hashim Thacin president, në gjirin e të cilit përfundoi pasi kishte bërë xhiron tek Pacolli fillimisht për të kaluar kah Haradinaj, Limaj e Kurti. Isa Mustafa – është Kameleoni i Vitit./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.