Kamberit i hapen dyert, sulmuesi i Rangersit përfshihet në listë për Ligën e Evropës
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi është përfshirë në listën e lojtarëve të Rangersit për Ligën e Evropës.
Në faqen zyrtare të Ligës së Evropës konfirmohen ndryshimet në listën e 32 ekipeve që do të luftojnë për trofeun e kësaj gare.
Në listën e Rangersit është përfshirë dhe Florian Kamberi. Ai u huazua në fund të merkatos së janarit nga skuadra e Hibernianit.
Ai debutoi me ekipin e ri në barazimin 0-0 kundër Aberdenit. Nga ana tjetër, Kamberi duhet të japë maksimumin për të bindur teknikun Steven Gerrard që ta blejë në fund të sezonit.


