KKVITI

Kamberi: Vuçiqi nuk mund t’i ikë detyrimeve ndaj Luginës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

I pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, për shkak rrugëtimit zyrtar nuk ishte në pranimin e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili të premten e 8 shkurtit në Bujanoc e filloi fushatën me moton “E ardhmja e Serbisë”, e paraparë të zhvillohet në 29 rrethe sa i ka Serbia.

Lidhur me vizitën e presidentit Vuçiq, në Bujanoc, kryetari Shaip Kamberi, tha i mllefosur në rrjetin e tij social të Facebukut: “Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës”. Ai, më tej shtoi se: “Nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune”.

Prandaj, thekson Kamberi, vizita e sotme e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kurrsesi efekt real për jetën e qytetarëve. Më shumë se spektakli mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve.

Sa i përket investimeve në Luginë Kamberi tha: “Lugina e Preshevës ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe të drejta politike. Por, për këtë duhet dialog , vullnet, gatishmëri, dije dhe mendësi demokratike. E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë.

Presidenti serb, shkruan më tej Kamberi, po dëshmon që Serbia nuk i njeh shqiptarët si qytetarë të barabartë. Pothuajse nuk ekzistojnë fare. Madje, as serbët që nuk mendojnë si ai.

Thjesht, një shtet-parti.

FIDANISHTJA

Presidenti i Serbisë po i ikë ballafaqimit me shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që ka ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Nëse presidenti Serb vërtetë do të zgjidh problemet e rajonit duhet ta ketë të qartë se këtë nuk mund ta arrijë në kafiterinë e Levkit, por, në komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e zgjedhura.

Politika e strucit, përpos që i thellon problemet, është edhe afatshkurtër.

Presidenti i Serbisë mund t’i ikë edhe pak përgjegjësisë.

Pas derës së përpjekjes për shmangie, e pret automjeti për Bruksel. Apo, jo, nënvizoi kryetari Kamberi në rrjetin e tij social të FB, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.