Fundamenti

Kamberi: Vuçiqi me tri fytyra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Serbia e kryeministrit Aleksandër Vuçiq po shfaqet bashkëpunuese jashtë, shtypëse brenda dhe hegjemoniste në fqinjësi. Demokratizimi në përgjithësi, si dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, liria e mediave në veçanti, nuk janë së fundi shumë tema preokupuese për Bashkimin Evropian në raport me Serbinë, përderisa ajo shpërfaq “stabilitet” dhe përkushtim për integrim në BE.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Belgzim Kamberi, analist politik nga Lugina e Preshevës, i cili njëherësh është anëtar i kryesisë në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

FIDANISHTJA

Kamberi me këtë rast ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafën, i cili javë më parë i ka ndarë mirënjohje kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Zahvalnica”, apo mirënjohja, për Vuçiqin është njëherësh fyerje për viktimat civile shqiptare nga Lugina të vrara nga Serbia shtetërore për të cilat nuk veproi asnjëherë drejtësia serbe. Por, ajo që është më e rëndësishme është se “Zahvalnica” delegjitimon shtypjen dhe diskriminimin shtetëror serb ndaj Luginës së Preshevës, të cilin e trumbeton z. Mustafa vazhdimisht nëpër mediat shqiptare”, ka potencuar Kamberi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.